G7 do nxjerrin 100 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike për të ulur çmimet

G7 do nxjerrin 100 milionë fuçi naftë…

Vendet e grupit G7 kanë rënë dakord të hedhin në treg 100 milionë fuçi naftë nga rezervat e tyre strategjike gjatë katër muajve të ardhshëm. Ky hap i koordinuar synon të lehtësojë presionin mbi tregjet globale dhe të ulë çmimet e larta të energjisë që po rëndojnë konsumatorët.

Procesi do të menaxhohet nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), ku një pjesë e madhe e kësaj sasie pritet të dalë në treg brenda 20 ditëve të para.

Në deklaratën zyrtare të G7 thuhet: “Ne do të zbatojmë angazhimet tona me një lëshim të koordinuar përmes IEA-s prej 100 milionë fuçish që do të fillojë menjëherë gjatë katër muajve”.

Ky vendim vjen pas presionit të vazhdueshëm nga Uashingtoni për të shfrytëzuar rezervat shtetërore me qëllim rritjen e ofertës në treg dhe frenimin e rritjes së mëtejshme të çmimeve.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e përshëndeti vendimin e G7-ës, duke vlerësuar veçanërisht faktin se nuk do të vendoset asnjë ndalim eksporti për produktet energjetike mes aleatëve.

“Qytetarët tanë kanë nevojë dhe meritojnë energji të përballueshme”, u shpreh von der Leyen në një postim në platformën X.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit