Zjarri në Greshicë, humb jetën 70-vjeçari gjatë përpjekjes për ta shuar

Zjarri në Greshicë, humb jetën 70-vjeçari gjatë…

Një 70-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në zonën e Greshicës, teksa po përpiqej të shuante një zjarr që kishte përfshirë një sipërfaqe me ullishte. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka nisur pasi i moshuari po digjte mbeturina, ndërsa më pas flakët janë përhapur me shpejtësi.

Era ka favorizuar përhapjen e zjarrit, duke përfshirë një sipërfaqe të mbjellë me ullinj. Gjatë përpjekjeve për të neutralizuar flakët, 70-vjeçari ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga burime zyrtare pranë Prefekturës së Qarkut Fier. Autoritetet kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 70-vjeçarit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit