Zjarri përfshin fshatin Bestrovë në Vlorë, tre vatra aktive dhe dëme në ullinj

Zjarri përfshin fshatin Bestrovë në Vlorë, tre…

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka përfshirë mbrëmjen e së martës fshatin Bestrovë, ku tre vatra janë aktivizuar pothuajse njëkohësisht. Flakët, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi, duke djegur sipërfaqe me bimësi e shkurre, si dhe duke dëmtuar rrënjë ullinjsh.

Në terren kanë mbërritur disa mjete zjarrfikëse, tre autobote dhe shërbimet e Emergjencave Civile. Për rreth pesë orë, ekipet kanë punuar për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit. Flakët kanë rrezikuar edhe dy stane, por ndërhyrja e zjarrfikësve ka shmangur përhapjen e tyre drejt këtyre objekteve.

Pas disa orësh, zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa vijon monitorimi i zonës për të shmangur riaktivizimin e vatrave. Dëmet në bimësi, shkurre dhe ullinj janë të konsiderueshme, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Hetimet pritet të përcaktojnë shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit