“Lokalet e lavazhet pranë aksit Peqin–Elbasan, burim aksidentesh”

“Lokalet e lavazhet pranë aksit Peqin–Elbasan, burim…

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar situatën e disa objekteve, lokaleve dhe lavazheve të vendosura pranë aksit rrugor Peqin–Elbasan, në zonën e Çapones, Peqin.

Sipas qytetarit, këto objekte që dyshohet se funksionojnë pa leje dhe pa dokumentacionin e nevojshëm janë bërë burim aksidenti.

Ai ngre shqetësimin se pozicionimi i tyre pranë rrugës krijon rrezik për aksidente dhe për jetën e qytetarëve.

“Para rreth dy muajsh e keni bërë publike këtë problem, por, me sa mbaj mend, nuk është marrë asnjë masë. Tani rrezikohet të përsëritet një tjetër tragjedi”, shprehet qytetari.

Sipas tij, një person ka humbur jetën në një aksident në këtë zonë, ndërsa ai pretendon se aktivitetet pranë rrugës përbëjnë një burim të vazhdueshëm rreziku për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Qytetari kërkon nga institucionet përgjegjëse që të verifikojnë nëse këto subjekte disponojnë lejet, dokumentacionin dhe kriteret e nevojshme për ushtrimin e aktivitetit, si dhe të merren masa nëse konstatohen shkelje.

“Ne kemi bërë denoncime edhe në institucionet shtetërore, por deri tani nuk kemi parë një reagim konkret”, pretendon qytetari.

Objektet ndodhen në zonën e Çapones, në Peqin, përgjatë aksit Peqin–Elbasan. I bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të verifikojnë situatën dhe të sqarojnë publikisht nëse aktivitetet janë të pajisura me lejet dhe dokumentacionin përkatës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit