E rëndë në Korçë, makina përplas 18 vjeçarin, transportohet në urgjencë

E rëndë në Korçë, makina përplas 18…

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në fshatin Bulgarec të Korçës. Një automjet përplasi një këmbësor, që sipas të dhënave paraprake është një 18-vjeçar. I plagosuri u transportua menjëherë në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, forcat policore mbërritën në vendngjarje për të nisur hetimet.

Policia po punon së bashku me drejtuesin e automjetit për zbardhjen e plotë të rrethanave. Mësohet se gjendja shëndetësore e 18-vjeçarit vazhdon të jetë e rëndë. I riu po mbahet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit