Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh të Malësisë së Madhe, ku një 19-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Informacioni për ngjarjen është përcjellë në redaksinë e JOQ Albania nga një banor i zonës, ndërsa rasti është konfirmuar për redaksinë tonë edhe nga Policia.
Sipas Policisë, 19-vjeçarja me inicialet D.Gj. është gjetur pa shenja jete.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të hedhur dritë mbi shkaqet që mund ta kenë çuar të renë drejt këtij akti ekstrem.