Spraj masiv ndaj protestuesve te Kuvendi, nisen drejt spitali

Spraj masiv ndaj protestuesve te Kuvendi, nisen…

Tensionet janë shtuar gjatë protestës para Kuvendit, ku protestuesit kanë ndezur disa kosha mbeturinash pranë qendrës tregtare “Top Tani”, në krah të Parlamentit. Zjarret janë shuar nga efektivët e policisë, ndërsa situata vijon të monitorohet nga forcat e rendit të vendosura në terren.

Ndërkohë, një tjetër protestues ka mbetur i lënduar në sy, pasi dyshohet se është prekur nga spray i përdorur nga policia gjatë përplasjes. I dëmtuari është në pritje të ambulancës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa tensionet vijojnë në zonën pranë Kuvendit.

Në një tjetër zhvillim, një grup protestuesish, të udhëhequr nga deputeti Klevis Balliu, kanë kapërcyer lumin Lana dhe po tentojnë t’i afrohen rrethimit të Parlamentit. Ndërkohë, kordoni i policisë është vendosur në mënyrë që të ndajë protestuesit e Partisë Demokratike nga grupi i protestuesve të “Flamingove”.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit