“Bossi” me tatuazh në qafë vjedh varëset në argjendari dhe ikën me vrap

“Bossi” me tatuazh në qafë vjedh varëset…

Një vjedhje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një argjendari pranë kryqëzimit “Vasil Shanto”.

Sipas denoncimit të një qytetari, një person ka hyrë në ambientet e argjendarisë rreth orës 18:30 dhe ka marrë disa varëse, për t’u larguar më pas me vrap.

Pronari i argjendarisë ka vënë në dispozicion pamjet nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë filmuar momentin e ngjarjes. Sipas përshkrimit të tij, personi që ka kryer vjedhjen ka një tatuazh në qafë.

Nëse dikush e njeh ose ka informacione për personin në fjalë është i lutur të ndihmojë pronari në identifikimin e personit në fjalë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit