U arrestua në SHBA pas dekadash, e shkuara e errët e shqiptarit Valentin Ftoni

U arrestua në SHBA pas dekadash, e…

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e Valentin Ftonit, shqiptarit të arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas dekadash në kërkim të drejtësisë. Ftoni është dënuar në Shqipëri me dy vendime të veçanta, nga 25 vite burg secili, për tri vrasje të kryera në fund të viteve ’90 dhe në fillim të viteve 2000. Të dhënat për çështjet gjyqësore ndaj tij janë siguruar nga gazetarja Anila Hoxha.

Njëri prej dënimeve lidhet me vrasjen e Tom Gacit, në vitin 1998, ndërsa vendimi tjetër ka të bëjë me vrasjen e çiftit Gjelosh dhe Ardiana Markaj, në vitin 2000. Ftoni është gjykuar gjithashtu për vrasjen e Behar Becit, të ndodhur në vitin 2001, por për këtë ngjarje është shpallur i pafajshëm. Për rrjedhojë, kjo çështje nuk përfshihet në tri vrasjet për të cilat ai është dënuar.

Për vite me radhë, Ftoni i është shmangur drejtësisë shqiptare, duke përdorur identitete të ndryshme. Lokalizimi dhe arrestimi i tij në SHBA u bë i mundur përmes bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe amerikane, përfshirë marshallët amerikanë dhe Ambasadën e SHBA-së në Tiranë. Ai ishte pjesë e listës së 30 shqiptarëve më të kërkuar, ndërsa arrestimi shënon një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjet për ta vënë përpara drejtësisë pas dekadash në arrati.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit