Kamera e Ad Hilës nuk është asgjë përpara telefonit të sekserit të Belës, Tan Leprit. Nëse menduat se patë gjithçka me videot erotike të Addidy Hilës, gaboheni! Në telefonin e Tan Leprit ndodhet thesari i vërtetë i erotikës së pushtetit.
Por kush është ky njeri kyç që i fshehur nën fustanin e Ballukut ka vepruar si ajo, por duke fshehur atë?
Në skenën e errët të politikës dhe krimit në Shqipëri, Tan Lepri nuk është dhe aq lepur, përkundrazi ai është ndërmjetës i Ballukut me oligarkët e infrastrukturës dhe energjetikes, dhe jo vetëm.
Njeriu i çantave me miliona lekë cash, që në emër të Ballukut u dorëzuan në dorën e oligarkëve të kompanive private, në dorën e popullit për të shitur votën, mund të zbërthejë Kutinë e Pandorës nëse SPAK do të ketë interesin që dhe sekretet Bela-Lepri të dalin në shesh si fikja e radarëve nga Vlora e SHISH për kriminelin Agasi.
Tan Lepri ka luajtur rolin e koordinatorit të bandave të Fierit në shërbim të Belinda Ballukut. Ai gjithashtu ka lobuar për kontrata publike me kompani private, në projekte që përfshijnë hidrocentralet, infrastrukturën rrugore dhe parqet fotovoltaike.
Ndikimi i Tan Leprit në qarqet e errëta të krimit dhe politikës është i madh. Në zgjedhjet e majit 2025 në Fier, ku me bekimin e Belinda Ballukut dhe mbrojtjen aktive të Policisë së Shtetit, ai ka udhëhequr një fushatë të hapur blerjeje votash.
A do të tregojë drejtësia se është e aftë dhe e gatshme të përballet me Tan Leprin, apo ky i fundit sërish nën fustanin e Belës, përmes lekëve cash që derdhen lumë do të blejë edhe SPAK? Nëse SPAK do të veprojë, Tan Lepri do të rrëzojë nga froni seksistin Ad Hila.