Banorët e fshatit Bllacë, në Njësinë Administrative Shupenzë, apelojnë për zgjidhjen e problemit me furnizimin me ujë të pijshëm, pasi prej një jave po përballen me mungesën e tij.
Përmes një denoncimi të mbërritur në redaksinë tonë, një qytetar bën me dije se 5 nga 10 çezmat e fshatit janë pa ujë, duke lënë një pjesë të banorëve në vështirësi për të përmbushur nevojat e përditshme familjare.
Sipas tij, kjo problematikë nuk është e re, por përsëritet vit pas viti, ndërsa situata vijon deri në ardhjen e reshjeve të dendura të shiut.
Mungesa e ujit të pijshëm po vështirëson gatimin, higjienën dhe jetesën e përditshme të familjeve të prekura, të cilat kërkojnë një zgjidhje konkrete nga institucionet përgjegjëse.
Banorët i drejtohen Bashkisë Bulqizë dhe Njësisë Administrative Shupenzë, duke kërkuar verifikimin e situatës në terren dhe ndërhyrjen sa më të shpejtë për rikthimin e furnizimit me ujë.
Përmes këtij apeli, ata kërkojnë që shqetësimi i tyre të mos mbetet pa përgjigje dhe të gjendet një zgjidhje afatgjatë, në mënyrë që problemi të mos përsëritet çdo vit.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje ,jeta O Qef ! Ju lutem publikojeni kete shqetesim . Drejtuar Bashkise Bulqize dhe Njesise Administrative Shupenze ! Ne banoret e fshatit Bllac jemi prej 1 jave pa uje te pijshem ! Eshte e papranushme qe te kaloje nje jave pa uje , nje nevoje baze per gjdo familje .Si mund te jetojm te gatuajm e te mbajme higjenen pa uje ? Kerkojm nga Bashkia Bulqize dhe institucjonet pergjegjese te nderhyjne sa me shpejt dhe te na japin nhe zgjidhje . Uji eshte e drejte baze , jo luks ! Ju lutemi , bejeni publike kete shqetesim ,qe zeri yne te degjohet dhe te mos mbetemi pa uje edhe me gjate . Fshati Bllac ,Njesia Administrative Shupenze ,Bashkia Bulqize. 5 qezma jan pa uje 5 jane me uje hajde e verifikoje une sum e boj vidjon me ze Eshte gjysma e fshatit pa uje Po kjo eshte situata vit per viti deri sa te vazhdojn shirat me rrebeshen