Detajet: Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

Detajet: Vrasja do kryhej në mëngjes, por…

Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i Policisë së Lezhës, ku një ditë më parë u arrestuan tre persona të armatosur, të cilët dyshohet se po përgatiteshin për të kryer një vrasje. Të prandaluar për këtë ngjarje kanë rënë shtetasit Vincessk Piroli, Kristian Ymeri (i njohur si “Shkambi”) dhe Elden Tarja.

Sipas mediave, atentati ishte planifikuar për t’u kryer që gjatë orëve të mëngjesit. Megjithatë, ekzekutorët nuk arritën dot ta realizonin planin e tyre për shkak se nuk mundën të identifikonin objektivin në terren. Gjatë lëvizjeve të tyre, të dyshuarit po përdornin një motor të vjedhur.

Çështja drejt SPAK-ut për vrasje me pagesë

Çështja mund të marrë një tjetër drejtim procedural, pasi Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shfaqur interes për hetimin. Synimi i strukturave të posaçme është verifikimi nëse pas të arrestuarve fshihet një grup i dyshuar për vrasje me pagesë dhe nëse plotësohen kushtet e një organizate kriminale.

Më parë, Policia e Lezhës ka nisur hetimet nën drejtimin e prokurorisë vendore për veprat penale:

  • Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit
  • Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje
  • Trafikimi i mjeteve motorike

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe identifikimin e personit që ishte shënjestër e këtij atentati të dështuar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit