Shoferi shqiptar tapë, përfundon në tavernë me gjithë makinën!

Shoferi shqiptar tapë, përfundon në tavernë me…

Një 45-vjeçar shqiptar, në gjendje të dehur, ka shkaktuar një aksident të pazakontë në Selanik të Greqisë, pasi humbi kontrollin e automjetit dhe përfundoi brenda një taverne. Si pasojë e përplasjes, tre persona që ndodheshin në lokal mbetën të plagosur, ndërsa ambientet e biznesit pësuan dëme të konsiderueshme materiale.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në zonën e Evosmos, në rrugën Agamemnonos. Automjeti doli nga rruga dhe u fut brenda tavernës, duke shkaktuar panik mes personave që ndodheshin aty. Tre klientët e plagosur morën ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autoritetet greke nisën hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Pas ngjarjes, policia arrestoi drejtuesin shqiptar të automjetit. Sipas mediave greke, testet e alkoolit zbuluan se ai kishte konsumuar alkool në nivele shumë më të larta se kufiri i lejuar. Dy matjet rezultuan përkatësisht 0.77 mg/l dhe 0.74 mg/l alkool në ajrin e nxjerrë, ndërsa kufiri maksimal i lejuar është 0.25 mg/l.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1081211034532555%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit