Makaronat me miza po bëjnë namin në markete, ku është AKU?

Makaronat me miza po bëjnë namin në…

Një qytetare i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një rast shqetësues, pasi ka gjetur miza brenda një pakoje makaronash të markës Garofalo, e cila ishte e mbyllur.

Në mesazhin e dërguar në redaksinë JOQ, qytetarja shkruan:

“Përshëndetje JOQ! Shikoni çfarë ka brenda pakove të makaronave Garofalo. Ishin të mbyllura dhe, sapo i hapa për t’i gatuar, i gjeta plot me miza.”

Denoncimi ngre shqetësime lidhur me sigurinë ushqimore dhe kushtet në të cilat ruhen e tregtohen produktet e konsumit. Qytetarja kërkon verifikimin e rastit dhe ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të sqaruar se si ka ndodhur kjo situatë.

Në këtë kuadër, kërkohet reagimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), për të verifikuar produktin e denoncuar dhe për të marrë masat përkatëse, nëse konstatohen shkelje.

Siguria ushqimore mbetet një çështje me rëndësi të drejtpërdrejtë për shëndetin e konsumatorëve, ndaj raste të tilla kërkojnë verifikim të plotë nga institucionet kompetente.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit