Pamjet e reja nga grabitja e ndodhur në lagjen “5 Maji” të Elbasanit tregojnë momentin kur familjarët ndjekin me vrap personat e dyshuar, të cilët sapo ishin larguar nga banesa.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:05 të mëngjesit, kur pesë persona të maskuar dhe të veshur si punonjës policie hynë në banesën e një familjeje. Sipas policisë, ata kërcënuan banorët me armë zjarri dhe arritën të merrnin katër telefona celularë dhe një shumë parash.
Prania e familjarëve bëri që personat e dyshuar të largoheshin nga banesa. Në pamjet e siguruara nga mediat, pronari i shtëpisë dhe familjarë të tjerë shihen duke u vënë pas me vrap nëpër lagje, në përpjekje për t’i ndaluar.
Sipas dëshmisë së banorit, personat ishin paraqitur si punonjës policie dhe u kishin kërkuar familjarëve të tregonin se ku mbanin paratë. Ai pretendon se ata i kishin kërcënuar me armë gjatë grabitjes.
Pas njoftimit, në vendngjarje mbërriti policia, e cila u vu në ndjekje të personave të dyshuar. Megjithatë, ata arritën të largoheshin drejt një zone kodrinore, duke përfituar nga errësira dhe duke braktisur automjetet me të cilat dyshohet se kishin mbërritur.
Policia bëri të ditur se ka gjetur dhe sekuestruar dy automjete të dyshuara si të përdorura gjatë ngjarjes, si dhe veshje të ngjashme me uniformat e Policisë së Shtetit dhe prova të tjera që pritet t’i shërbejnë hetimit.
Deri më tani, personat e dyshuar nuk janë identifikuar dhe kapur. Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.
<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/23X89pBxydw” title=”Momenti kur familjarët ndjekin me vrap hajdutët e maskuar si policë në Elbasan” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>