Tre automjete dhe një dyqan janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Mihal Popi”, pranë shkollës “Vasil Shanto”, pas godinës së Vodafone.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se automjetet dhe ambienti janë lyer me benzinë dhe më pas u është vënë flaka gjatë natës.
Fillimisht, flakët dyshohet se kanë përfshirë një parukeri, e cila raportohet se i përket një zonje. Më pas, zjarri është përhapur edhe te një automjet i bardhë dhe dy automjete të tjera të parkuara pranë tij.
Deri më tani, ngjarja nuk është raportuar nga policia, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e plota dhe motivet e mundshme të këtij incidenti.
Pritet që autoritetet të sqarojnë shkaqet e zjarrit dhe nëse bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm.
