Dhunohet me shkopinj bejsbolli mjeku në Mirditë, 3 autorët e maskuar mbanin edhe armë

Dhunohet me shkopinj bejsbolli mjeku në Mirditë,…

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e sotëm në fshatin Konaj, në njësinë administrative Fan të Mirditës. Sipas informacioneve paraprake, tre persona të maskuar, të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe që dyshohet se mbanin edhe armë, i kanë zënë pritë mjekut sapo ai ka dalë nga banesa për t’u nisur drejt punës.

Gjatë sulmit, autorët dyshohet se e kanë goditur mjekun dhe i kanë marrë edhe telefonin celular. Pas ngjarjes, Prenga është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Mirditës, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi gjendjen e tij shëndetësore apo shkallën e dëmtimeve të pësuara.

Rrethanat dhe motivet e dhunimit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që Policia të japë një njoftim zyrtar për ngjarjen. Autoritetet pritet të hetojnë identitetin e tre personave të dyshuar, si dhe arsyet që çuan në sulmin ndaj mjekut, i cili u përball me dhunën teksa po dilte nga banesa për të shkuar në punë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit