Protestuesit ndezin zjarr në rrugë, vijojnë tensionet në Rrugën e Durrësit

Protestuesit ndezin zjarr në rrugë, vijojnë tensionet…

Situata është tensionuar në kryeqytet, ku protestuesit kanë ndezur disa vatra zjarri në zonën e Rrugës së Durrësit dhe rrugës “Mine Peza”.

Prej më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë të qëndrojnë të grumbulluar në këto zona, ndërsa raportohet se u është vënë flaka reklamave dhe tendave të ndryshme.

Ndërkohë, forca të shumta policie janë vendosur në gatishmëri për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në rast nevoje. Në terren ndodhen edhe katër autobotë të pajisur me ujë me presion.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa tubimi vijon.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit