Revolta e qytetarëve dhe studentëve në rrugët e kryeqytetit ka kapërcyer çdo kufi! Sipas burimeve nga terreni, revolta e sotme nuk u ndal vetëm te degët e mikrokreditimit si rasti i IUTE CREDIT, por goditi drejtpërdrejt edhe institucionet kryesore financiare në vend.
Sipas dëshmitarëve, protestues të revoltuar kanë goditur me gurë objektin e Bankës së Shqipërisë si dhe godinën e ABI Bank, e njohur ndryshe në denoncimet e përditshme publike dhe mediatike si “Banka e Partisë Socialiste”.
Sipas denoncimeve të shumta të bëra publike nga JOQ Albania, ABI Bank prej kohësh akuzohet për skema monopolizuese, përfitime pronash marramendëse dhe lidhje të ngushta me pushtetin, duke u kthyer në simbolin e kontrollit financiar të oligarkisë.
Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë akuzohet si përgjegjësja kryesore që mbyll sytë dhe lejon skemat zhvatëse, duke mbrojtur interesat e bankave private në vend që të mbrojë xhepat e qytetarëve.
Më pas, studentët dhe të rinjtë protestues kanë shkuar te Bashkia e Tiranës, ku situata është përshkallëzuar ndjeshëm. Fillimisht, ata kanë thyer derën e godinës dhe më pas janë futur brenda, duke i vënë flakën, siç shihet edhe në pamjet e publikuara.
Gjatë hyrjes në Bashki, protestuesit kanë brohoritur: “O Erjon, o legen, prite Edin se po vjen”, me thirrje drejtuar Erion Veliajt dhe kryeministrit Edi Rama. Pas përshkallëzimit të situatës, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, duke nisur shoqërimin e protestuesve.
Prej më shumë se 8 orësh në rrugë, studentët nuk janë tërhequr! Revolta që nisi me thirrje dhe kërkesa, pas dhunës policore ka marrë përmasa të tjera. Këtë herë, disa të rinj janë futur në një kantier ndërtimi në Tiranë dhe kanë marrë një ekskavator.
Kur një brez humbet durimin, zemërimi nuk shuhet me shkopinj gome dhe as me shoqërime policore. Nata në Tiranë duket se do të jetë e gjatë…