Nxënësit e gjimnazit “Partizani” kanë bojkotuar orët e mësimit ditën e sotme dhe kanë dalë në protestë, duke u mbledhur në oborrin e shkollës dhe më pas në rrugë.
Ndërkohë, protesta e radhës e studentëve është paralajmëruar për sot, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.
Protesta e djeshme zgjati më shumë se tetë orë dhe u shoqërua me tensione të forta, përplasje me policinë, përdorim dhune dhe arrestime.