Bes Kallaku thirrje protestuesve: Mjaft dëmtuat bizneset! Të mos e shkatërrojmë Shqipërinë

Bes Kallaku thirrje protestuesve: Mjaft dëmtuat bizneset!…

Aktori i humorit Bes Kallaku u ka bërë thirrje protestuesve që të mos dëmtojnë bizneset private gjatë protestave në Tiranë, duke theksuar se pas çdo aktiviteti mund të qëndrojë sakrifica shumëvjeçare e një familjeje.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kallaku është shprehur se mbështet protestat dhe përballjen me pushtetin, por kundërshton shkatërrimin e pronës private. Ai u ka kërkuar protestuesve që të mos lejojnë që veprimet e personave që dëmtojnë biznese e prona të zhvendosin vëmendjen nga kauza e tyre.

“Studentët tanë nuk janë ata që dëmtojnë pronat private, që thyejnë e vjedhin. Studentët tanë duhet të jenë shpresa dhe e ardhmja e këtij vendi!”, shkruan aktori.

Kallaku e ka mbyllur mesazhin me thirrjen për të mos e kthyer protestën për një Shqipëri më të mirë në dëmtim të pronave të qytetarëve.

“Stop dëmtimit të bizneseve!”, apelon ai, duke nënvizuar se padrejtësive nuk duhet t’u përgjigjemi me padrejtësi të tjera.

Postimi i plotë:

Jam në krah të çdo proteste apo përballjeje me çdo pushtet. Por s’jam kurrsesi dakord me shkatërrimin e pronës apo biznesit privat të dikujt që e ka ngritur me gjak e me mund.

Studentët tanë nuk janë ata që dëmtojnë pronat private, që thyejnë e vjedhin. Studentët tanë duhet të jenë shpresa dhe e ardhmja e këtij vendi!

Mos lejoni që zëri i protestuesve të vërtetë të mbytet nga veprimet e atyre që nuk kanë asnjë lidhje me kauzën e protestës!

Stop dëmtimit të bizneseve!

Sepse pas çdo prone të dëmtuar mund të jetë sakrifica e një familjeje. Pas çdo padrejtësie nuk mund të krijojmë një padrejtësi tjetër.

Protestojmë për një Shqipëri më të mirë, por mos shkatërrojmë Shqipërinë që kërkojmë të ndryshojmë!

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit