“I ka bërë llogaritë gabim… dimë shumë, por kaq për momentin!” Me këto fjalë, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas protestës në Tiranë, duke paralajmëruar ata që, sipas tij, qëndrojnë pas protestës. Në një deklaratë me tone të forta, ministri foli për një përpjekje për të destabilizuar vendin, duke theksuar se shteti di më shumë nga sa mund të bëjnë publike. Një gjuhë kjo kërcënuese ndaj protestuesve.
Deklarata vjen në një moment kur të rinjtë kanë dalë në rrugë për të ngritur zërin kundër realitetit që kundërshtojnë dhe për të kërkuar një të ardhme më të mirë. Ministri i cilësoi flakët në dyert e ministrive si pamje të paprecedenta dhe pretendoi se pas tyre fshihet një skenar i organizuar. Megjithatë, mbetet thelbësore të bëhet dallimi mes personave përgjegjës për akte dhune dhe qytetarëve që ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë paqësore. Përgjegjësia penale përcaktohet nga provat dhe drejtësia, jo nga deklaratat politike apo paralajmërimet publike.
“Orvatja e dhunshme s’ka asnjë shans ta kthejë Shqipërinë mbrapa”, deklaroi Demo, duke premtuar se gjithçka do të zbardhet me qetësi dhe durim. Çfarë di ministri dhe pse po i kërcënon me këtë gjë? Askush nuk duhet të kërcënohet për shkak të zërit që ngre, ndërsa askush që kryen akte të paligjshme nuk duhet të mbetet mbi ligjin.
<iframe width=”460″ height=”818″ src=”https://www.youtube.com/embed/f2LVkmeJc-4″ title=”Çfarë di ministri dhe pse po i kërcënon me këtë gjë?” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>