Valës së protestave në vend i janë bashkuar edhe nxënësit e Shkollës Teknike Elektrike “Gjergj Canco” në Tiranë, të cilët kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur protestën me thirrjen drejtuar kryeministrit Edi Rama: “Rama, jep dorëheqjen!” Nxënësit kanë dalë nga klasat për të ngritur zërin, duke iu bashkuar reagimit të të rinjve që po protestojnë në vend.
Protesta e nxënësve të “Gjergj Canco” vjen në një moment kur reagimi i të rinjve po shtrihet në shkolla dhe universitete. Pas studentëve dhe gjimnazistëve, edhe nxënësit e arsimit profesional po zgjedhin bojkotin e mësimit si formë proteste, duke i dhënë zë pakënaqësisë së tyre përmes thirrjeve kundër kryeministrit.
Me thirrjen “Rama, jep dorëheqjen!”, nxënësit i janë bashkuar zërit të protestuesve që kërkojnë ndryshim.
<iframe width=”460″ height=”818″ src=”https://www.youtube.com/embed/Zhqa9gaQE0U” title=”Nxënësit e arsimit profesional po zgjedhin bojkotin” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>