Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë,…

Një 42-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Shkozës, në Tiranë.

I plagosuri është identifikuar si Dodë Legisi, i cili është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, pasi ka marrë një plumb në kofshë.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar me inicialet E. Q., i dyshuar si autor i plagosjes. Sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta.

Policia po vijon punën për kapjen e të dyshuarit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit