Ajo që pushteti u përpoq ta shiste me ambalazh pompoz e propagande, sot është goditur fort nga drejtësia. Gjykata e Vlorës ka vendosur pezullimin e menjëhershëm të punimeve për të ashtuquajturin “Muze Hebraik”.
Ky vendim nuk është thjesht një procedurë gjyqësore — është një fitore e merituar e rregullit mbi havalen e punëve pa transparencë! Asnjë “projekt madhor”, sadopak i lyer me fjalë të bukura, nuk mund të shërbejë si leje kalimi për të shkelur procedurat, për të tjetërsuar pronat apo për të injoruar interesin e vetë vlonjatëve.
Vendimi i Gjykatës së Vlorës tregoi se qyteti nuk mund të kthehet në një shesh eksperimentesh për interesa të dyshimta. Sado të përpiqen ta mbulojnë me propagandë, e vërteta është e thjeshtë: mbi Vlorën dhe ligjin nuk del dot asnjë intrigë!