Gjatë mbrëmjes së djeshme, përballë Kryeministrisë, një i ri i shoqëruar nga një fëmijë iu drejtua me lutje efektivëve të policisë, pas disa ditësh protestash të shoqëruara me tensione dhe përplasje. Pas këtij momenti, efektivët hoqën kokoret.
Kjo ka ngritur pikëpyetje mbi arsyet që çuan në këtë ndryshim të qëndrimit të policisë, ndërsa gjatë ditëve të mëparshme, kërkesat e protestuesve për heqjen e kokoreve nuk kishin sjellë të njëjtin reagim. Kush e futi në lojë socialisti që vuri në paqe policët dhe studentët?
Kujtojmë se në fokus të protestave të të rinjve kanë qenë kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe për një të ardhme më të mirë. Përplasjet e ditëve të fundit kanë sjellë edhe protestues të lënduar, disa prej të cilëve kanë marrë trajtim mjekësor.