Ndërsa studentët vijojnë protestat prej pesë ditësh dhe situata në vend mbetet e tensionuar, kryeministri Edi Rama shfaqet në një tjetër skenë, këtë herë duke pirë kafenë e mëngjesit live. Në një kohë kur rrugët janë mbushur me protesta dhe përplasje, kreu i qeverisë duket se e nis ditën me ritualin e zakonshëm, duke u bërë gati për komunikimin e radhës me qytetarët, sikur gjithçka të ishte në normalitet të plotë.
Kafeja e mëngjesit vjen kështu mes një klime të trazuar, ku studentët vijojnë të kërkojnë reagim dhe përgjegjësi, ndërsa vëmendja publike mbetet e përqendruar te zhvillimet në rrugë. Rama zgjedh të shfaqet live me filxhanin në dorë, gati për të komunikuar me qytetarët, ndërsa jashtë kamerave të tij, protesta vazhdon të kërkojë përgjigje. Me sa duket, edhe në ditët e krizave, kafeja e mëngjesit mbetet e panegociueshme.
<iframe width=”1247″ height=”702″ src=”https://www.youtube.com/embed/RsRPz7t9f4w” title=”Vendi në protesta, Rama pi kafe serbes për qejfin e tij” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>