Gruaja hiqet si nëna e studentit të dhunuar, motra e të riut: Nuk është mamaja jonë!

Gruaja hiqet si nëna e studentit të…

Një rast skandaloz është zbuluar së fundmi lidhur me rastin e të riut Muhamet Skana i cili u përplas ashpër nga një efektiv policie

Një person i panjohur është intervistuar nga “Aldo Morning Show” në TV Klan. Gruaja, duke u hequr si nëna e 21 vjeçarit  thoshte se ky i fundit ishte paguar për të shkuar në protestë. “Djali im është mirë, ishte paguar për të marrë pjesë në protestë,” shprehej zonja në fjalë gjatë intervistës.

Pas kësaj, kjo intervistë është ripublikuar nga Tema media mavi e gazetarit socialist, Mero Baze duke e vënë theksin te pagesa.

Por siç do gënjeshtër që ka “këmbët e shkurtra”, i tillë ishte dhe ky rast. Kjo pasi ka qenë motra e të riu ajo e cila ka zbuluar skenën e mashtrimin. Ajo ka deklaruar në komentet e rrjeteve sociale të medias mavi, se gruaja e shfaqur në video nuk është nëna e tyre dhe se do ta ndjek atë penalisht.

“Kjo grua nuk është mamaja jonë, unë jam motra e Muhametit. Gruaja në fjale do ndiqet penalisht për këtë shpifje! TURP!,” shkruan motra e Muhamet Skanës, i cili ndodhet i shtruar në spital.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit