Asnjë gjurmë prej 12 ditësh për shqiptarin e zhdukur në Itali, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Asnjë gjurmë prej 12 ditësh për shqiptarin…

Kanë kaluar 12 ditë që nga zhdukja e Denaldo Maxhallakut, 31-vjeçarit shqiptar që humbi kontaktet me familjen në Itali, por ende nuk ka asnjë informacion të ri për fatin e tij.

Të shqetësuar, familjarët i janë drejtuar sërish redaksisë sonë, duke treguar se nuk kanë asnjë të dhënë se ku mund të ndodhet i afërmi i tyre. Ankthi është i madh, pasi nuk dinë nëse Denaldo është gjallë apo çfarë mund t’i ketë ndodhur.

Kontakti i fundit me 31-vjeçarin ka qenë më 7 tetor 2026, rreth orës 20:30, në zonën e Savignano sul Rubicone, në provincën Forlì-Cesena. Të nesërmen, makina e tij, një Fiat Punto e zezë, u gjet e djegur në zonën e Roncofreddo, pranë lumit Rubicone.

Familjarët thonë se kanë bërë denoncimin pranë autoriteteve italiane, por ende nuk kanë marrë asnjë informacion të ri. Ata kërkojnë ndihmën e institucioneve shqiptare dhe apelojnë që rasti të shpërndahet sa më shumë.

Kushdo që ka informacion për Denaldo Maxhallakun ose e ka parë pas datës 7 tetor, lutet të kontaktojë familjarët në këtë numër telefoni +355 69 820 0740, redaksinë tonë ose autoritetet. Çdo informacion mund të jetë vendimtar për gjetjen e tij.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit