Dhuna e efektivëve pranë Kishës Orthodokse, reagon Mitropoliti Anastas: Ndalni dhunën

Dhuna e efektivëve pranë Kishës Orthodokse, reagon…

Përshkallëzimi i dhunës shtetërore dhe cenimi i hapësirave të shenjta kanë nxitur reagimin e fortë të Mitropolit Anastas, i cili i ka bërë thirrje urgjente Policisë së Shtetit të rikthehet në zbatimin e ligjit dhe të ndalë menjëherë çdo formë dhune e arbitrariteti ndaj qytetarëve. Në mesazhin e tij publik, ai ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar, duke kërkuar respektimin e të drejtave të qytetarëve dhe të hapësirave të shenjta.

Mitropolit Anastas ka paralajmëruar gjithashtu se personat që shpërdorojnë autoritetin shtetëror do të mbajnë përgjegjësi jo vetëm përpara ligjit, por edhe përpara historisë dhe gjykimit moral. “Mbi ta do të rëndojë gjithashtu përgjegjësia për çdo pasojë që mund të sjellë përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve”, theksohet në reagimin e tij, ku përcillet një apel i drejtpërdrejtë për ndalimin e dhunës dhe shmangien e agravimit të situatës.

Reagimi i Mitropolit Anastas:

“Policia e Shtetit të rikthehet menjëherë në binarët e ligjit dhe të heqë dorë nga çdo formë dhune e arbitrariteti. Ata që shpërdorojnë autoritetin e shtetit duhet ta dinë se përgjegjësia e tyre nuk përfundon përpara ligjit, por shtrihet edhe përpara gjykimit të historisë. Mbi ta do të rëndojë gjithashtu përgjegjësia për çdo pasojë që mund të sjellë përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve.”

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit