Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në mesnatë në zonën e Ishull-Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse ka shpërthyer në një magazinë që përdorej për ruajtjen e materialeve shtëpiake.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në llamarinën që mbulonte objektin. Deri në këto momente, nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar nga ngjarja.
Ndërkohë, rrethanat dhe shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta. Pritet që hetimet të zbardhin mënyrën se si është vendosur dhe shpërthyer lënda plasëse, si dhe nëse ngjarja ka qenë e qëllimshme.