Historia e Fadilit nga Bërxulla, i cili kishte humbur të atin vetëm dy javë më parë dhe u arrestua pse protestoi, preku zemrat e mijëra shqiptarëve.
Në moshën 16-vjeçare, ai po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike, ndërsa familjes së tij i është ndërprerë edhe ndihma ekonomike.
Rasti i tij u bë publik pasi adoleshenti u shoqërua në polici pas protestës studentore të zhvilluar në Tiranë. Por, përtej këtij momenti, historia e Fadilit është ajo e një të riu që përpiqet të vijojë jetën dhe shkollimin mes vështirësive që familja po kalon.
Pas reagimeve të shumta dhe solidaritetit të shqiptarëve, përveç ndihmave me ushqime, tashmë është krijuar edhe mundësia për të kontribuar drejtpërdrejt me para për familjen.
Kushdo që dëshiron dhe ka mundësi ta ndihmojë Fadilin, mund të kontribuojë në llogarinë bankare të hapur në emër të nënës së tij, Shoqe Balliu.
Të ardhurat e mbledhura do të menaxhohen nga familja për të përballuar nevojat e tyre.
Çdo kontribut, pavarësisht shumës, mund të bëjë një ndryshim në jetën e kësaj familjeje, e cila po përpiqet të përballojë një periudhë të vështirë pas humbjes së njeriut të saj të dashur.
Të gjithë ata që duan të japin një dorë mund ta bëjnë këtë sipas mundësive të tyre, duke kontribuar drejtpërdrejt në llogarinë bankare të nënës së Fadilit.
Të dhënat e llogarisë bankare Euro:
CREDINS BANK sh.a., RRUGA ‘VASO PASHA’, Nr. 8, TIRANE
CDISALTRXXX
BALLIU SHOQE NIKOLLI
H65526092R
FSHATI BERXULLE 1001, BANESE PRIVATE, BERXULL
00002495839
Llogaria: EUR
20.10.2026
AL45 2121 1009 0000 0000 0249 5839
Të dhënat e llogarisë bankare Lekë:
CREDINS BANK sh.a., RRUGA ‘VASO PASHA’, Nr. 8, TIRANE
CDISALTRXXX
BALLIU SHOQE NIKOLL
H65526092R
FSHATI BERXULLE 1001, BANESE PRIVATE, BERXULL
00002495820
Llogaria: Lekë
20.10.2026
AL73 2121 1009 0000 0000 0249 5820
