Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndjekje të rreptë ndaj personave që përfshihen në akte dhune gjatë protestave kundër qeverisë në Tiranë. Ai deklaroi se autoritetet do t’i ndjekin “këmbë më këmbë” personat përgjegjës për këto veprime.
Gjatë një takimi me përfaqësues të sistemit bankar në vend, Rama u ndal edhe te përfshirja e të miturve në akte vandalizmi, duke theksuar se pasojat mund të shtrihen edhe te familjet e tyre.
Sipas kreut të qeverisë, prindërit e të miturve që dëmtojnë pronën e të tjerëve mund të përballen me kufizime në përfitimin e shërbimeve shtetërore.
“Do t’u mbyllen akseset në trena, aeroporte, hotele, mjete transporti. Do të bashkëpunojmë dhe kemi nisur bashkëpunimin me vendet europiane për ndalimin e aksesit në ato vende si njerëz të dhunshëm”, u shpreh kryeministri.