"One" heq internetin gjatë protestës, merr hak për thyerjen e dyqaneve

“One” heq internetin gjatë protestës, merr hak…

Ndërsa protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të nëntë, një ndërprerje e gjerë e internetit nga kompania “One Albania” ka shkaktuar vështirësi të shumta në komunikimin e abonentëve. Sipas raportimeve të qytetarëve, shfletuesit nuk ngarkojnë portalet informative dhe platformat e rrjeteve sociale, duke pamundësuar ndjekjen e zhvillimeve në kohë reale dhe shkëmbimin e pamjeve nga terreni.

Defekti i sotëm e lidh drejtpërdrejt këtë shkëputje me dinamikën e protestës, ku rrjeti online shërben si mjeti kryesor i koordinimit të protestuesve dhe informimit të publikut. Mungesa e sinjalit në këto orë kritike ka ngritur pikëpyetje mbi pengimin e së drejtës për informim, ndërsa nga ana e kompanisë “One Albania” ende nuk ka një shpjegim zyrtar mbi shkaqet teknike apo kohën e rikthimit të shërbimit.

Kjo ndërprerje përkon me një moment me tensione të larta në kryeqytet, ku gjatë demonstratave të ditëve të fundit disa pika shitjeje të kompanisë “One Albania” ranë pre e sulmeve dhe dëmtimeve nga grupe të rinjsh.

Përkimi kohor mes këtyre incidenteve dhe ndërprerjes së sotme të sinjalit ka nxitur diskutime të shumta në rrjet. Megjithatë, deri në këto momente nuk ka asnjë provë apo konfirmim zyrtar që lidh avarinë teknike me ngjarjet e zhvilluara në protestë. Klientët mbeten në pritje të një reagimi transparent nga operatori për të zgjidhur vonesat në furnizimin me internet.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit