Studentët thirrje për protestë: Nesër në orën 9:00 para Parlamentit!

Studentët thirrje për protestë: Nesër në orën…

Revolta studentore dhe qytetare kundër qeverisë do të vijojë edhe nesër, më 22 tetor, me një tjetër protestë të paralajmëruar para Parlamentit, në një ditë kur deputetët pritet të mblidhen në seancë plenare.

Protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në tubimin që do të nisë në orën 09:00, përpara godinës së Kuvendit. Thirrja vjen pas ditës së nëntë të protestës, e cila vijoi edhe këtë të mërkurë me qëndrimin para Kryeministrisë dhe marshimin drejt sheshit “Skënderbej”.

Protesta e nesërme merr rëndësi të veçantë edhe për faktin se Kuvendi ka njoftuar zyrtarisht zhvillimin e seancës plenare në orën 10:00. Në rendin e ditës është përfshirë edhe interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

Kujtojmë se seanca e 15 tetorit u anulua në kontekstin e protestave dhe tensioneve të krijuara atë ditë. Për momentin, nuk ka një njoftim të konfirmuar se çfarë do të ndodhë me seancën e nesërme nëse protesta sjell sërish tensione para Kuvendit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit