Rama provokon studentët me stola guri, thirrja për dialog

Rama provokon studentët me stola guri, thirrja…

Në ditën e dhjetë të protestave kundër qeverisë, Edi Rama ka zgjedhur të rikthejë thirrjen për dialog me një tjetër skenë provokuese para Kryeministrisë. Pas refuzimit të përsëritur të studentëve për t’u ulur në karriget e vendosura nga kryeministri, këtë herë janë shfaqur stola guri me mbishkrimin “Dialog”. Një veprim që, në vend se të ulë tensionet, rrezikon të thellojë përplasjen me studentët, gjimnazistët dhe pedagogët që kërkojnë largimin e tij.

Por për protestuesit, problemi nuk janë karriget apo stolat, por mungesa e besimit te një kryeministër që këmbëngul te simbolika e dialogut, ndërsa përballë ka një protestë që kërkon përgjegjësi politike. Vendosja e stolave të gurit mund të lexohet si një tjetër përpjekje për ta kthyer një krizë serioze në një skenë politike, duke anashkaluar thelbin e revoltës. Studentët kanë refuzuar sërish të negociojnë me Ramën, ndërsa një ditë më parë protestuesit thyen karriget e vendosura para godinës së qeverisë, duke treguar se nuk pranojnë të trajtohen me gjeste simbolike në vend të përgjigjeve konkrete.

Ndërkohë, protesta po merr përmasa më të gjera, me studentët, gjimnazistët dhe pedagogët që vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Bojkoti i mësimdhënies në universitetet publike është një tjetër sinjal se përplasja nuk mund të zgjidhet me stola guri dhe fotografi para Kryeministrisë. Rama mund të vendosë sa stola të dëshirojë, por nuk mund ta imponojë dialogun duke injoruar zemërimin e protestuesve.

<iframe width=”460″ height=”818″ src=”https://www.youtube.com/embed/DMXjqoeqN2M” title=”Këtë herë janë shfaqur stola guri me mbishkrimin “Dialog”” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit