Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të bërë publik rastin e një portofoli të humbur në Rrugën e Kosovareve, në Tiranë.
Sipas denoncimit dhe verifikimeve të kryera, portofoli është marrë nga një person që lëvizte me motor dhe që rezulton të jetë motorist i Wolt. Për këtë rast disponohen edhe pamjet filmike, të cilat dokumentojnë momentin në fjalë.
Qytetari i bën thirrje personit që e ka marrë portofolin që ta kthejë te i zoti. Apeli i tij është që situata të zgjidhet pa qenë nevoja për hapa të tjerë, duke i dhënë mundësinë personit që ta dorëzojë portofolin dhe t’i japë fund kësaj historie.