Plagosi me armë zjarri 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, kapet në Rinas autori i dyshuar

Plagosi me armë zjarri 22-vjeçarin dhe i…

Një 47-vjeçar nga Lezha, i identifikuar si Klodian Ndoj, është arrestuar nga policia në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas, teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sipas policisë, Ndoj dyshohet se në muajin korrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri një 22-vjeçar, të identifikuar me inicialet V. P., dhe më pas i ka vjedhur automjetin. Për kapjen e tij u koordinuan specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe Policia Kufitare në Rinas, të cilët bënë të mundur ndalimin e tij në dalje të territorit shqiptar.

Masa e sigurisë “arrest në burg” ndaj 47-vjeçarit ishte caktuar nga Gjykata e Lezhës në muajin gusht të këtij viti. Pas arrestimit, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe rrethanave të saj.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit