Studentët dhe pedagogët vijojnë qëndrimin e tyre përpara Kryeministrisë, duke refuzuar sërish ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog. Në shenjë kundërshtimi, protestuesit kanë larguar stolat prej guri të vendosur përpara godinës, ndërsa u kanë vënë flakën jastëkëve, pankartës me imazhin e Ramës dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Përmes këtij veprimi, të rinjtë kanë përcjellë mesazhin se nuk pranojnë të ulen në tryezën e bisedimeve me kreun e qeverisë. Qëndrimi i tyre vjen pasi Rama ka përsëritur ftesën për dialog, ndërsa protestuesit vijojnë të këmbëngulin në kërkesën për dorëheqjen e tij.
Protesta ka nisur që prej orës 10:00 të mëngjesit, ndërsa studentëve u janë bashkuar pedagogë, qytetarë dhe mjekë, në mbështetje të kërkesave të të rinjve. Të grumbulluar përpara Kryeministrisë, protestuesit vijojnë thirrjet kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës nga pushteti.
<iframe width=”460″ height=”818″ src=”https://www.youtube.com/embed/dPsEYyxynzE” title=”Studentët dhe pedagogët vijojnë ende protestën” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>