Vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi paraqiten në SPAK

Vartësit e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald…

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, janë paraqitur sërish këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Të dy ish-drejtuesit janë paraqitur së bashku në institucionin e drejtësisë, pa dhënë detaje publike lidhur me arsyen e thirrjes së tyre.

Gjyli dhe Elezi, të cilët kanë qenë në varësi të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ishin paraqitur edhe disa ditë më parë në SPAK. Në atë kohë, ata u morën në pyetje në kuadër të hetimeve që po zhvillohen nga Prokuroria e Posaçme.

Paraqitja e tyre lidhet me hetimet për çështjen që përfshin Evis Berberin, ish-drejtorin e ARRSH-së. Deri më tani, nuk ka informacion të plotë mbi përmbajtjen e pyetjeve që u janë drejtuar dy ish-zyrtarëve apo mbi deklarimet e tyre përpara prokurorëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit