25-vjeçari nga Vora, i paralizuar në krahun e djathtë që në fëmijëri, kërkon punë

25-vjeçari nga Vora, i paralizuar në krahun…

Reshit Bulku, 25 vjeç, nga Vora, apelon për ndihmë për të gjetur një vend pune të përshtatshëm për gjendjen e tij fizike.

Ai ka pësuar një aksident në moshën 5-vjeçare, si pasojë e të cilit i ka mbetur i paralizuar krahu i djathtë.

Aktualisht, Reshiti trajtohet me KEMP dhe përfiton 92 mijë lekë të vjetra në muaj, ndërsa jeton me prindërit e tij. Në familje punon vetëm nëna, duke e bërë të vështirë përballimin e shpenzimeve të përditshme.

I riu tregon se është drejtuar pranë zyrave të punës për të kërkuar një mundësi punësimi, por oferta që i është bërë për një vend pune te “Oxhaku”, në Tiranë, nuk ishte e përshtatshme për shkak të largësisë dhe gjendjes së tij fizike.

Pavarësisht vështirësive, Reshiti nuk kërkon lëmoshë, por një mundësi për të punuar dhe për të qenë sa më i pavarur. Ai kërkon mbështetjen e institucioneve dhe bizneseve për të gjetur një punë që i përshtatet aftësive të tij, mundësisht pranë Vorës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit