Mjegull dhe temperatura të ulëta në juglindje, rrezik dhe vështirësi në qarkullim

Mjegull dhe temperatura të ulëta në juglindje,…

Mjegulla e dendur dhe temperaturat e ulëta kanë krijuar vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona të juglindjes sëvendit, duke kërkuar më shumë vëmendje nga drejtuesit e automjeteve.

Vështirësitë më të mëdha raportohen në akset nacionale Korçë-Pogradec dhe Korçë-Kapshticë, ku dukshmëria e kufizuarsi pasojë e mjegullës rrit rrezikun për aksidente rrugore.

Në këto kushte, Policia Rrugore u bën thirrje shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të ulin shpejtësinë dhe tëmbajnë distancën e nevojshme me automjetet përpara.

Gjithashtu, drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin siç duhet ndriçimin e automjetit, të shmangin parakalimet epanevojshme dhe të mos kryejnë manovra të rrezikshme që mund të rrezikojnë sigurinë në rrugë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit