Protesta kombëtare ka vënë në lëvizje strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë shtuar kontrollet ndaj qytetarëve që udhëtojnë drejt Tiranës.
Forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër janë dislokuar në hyrje të tunelit të Murrizit, ku po monitorojnë lëvizjen e automjeteve që vijnë nga ky qark. Uniformat blu kanë ndaluar disa automjete për kontrolle, me dyshimin se brenda tyre mund të ndodhen persona që mund të bëhen pjesë e protestës në kryeqytet.
Megjithatë, deri më tani nuk është konstatuar asnjë person apo rrethanë e dyshimtë gjatë këtyre kontrolleve.
Ndërkohë, protestuesit nga Qarku Dibër kanë zgjedhur kryesisht automjetet private për të udhëtuar drejt Tiranës, ku pritet të marrin pjesë në protestën kombëtare të thirrur nga opozita.