Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas

Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat do të…

Të dielën, më 25 tetor, Shqipëria do të kalojë zyrtarisht në orën dimërore. Ndryshimi do të kryhet gjatë natës, kur akrepat e orës do të kthehen 60 minuta pas, nga ora 03:00 në 02:00, duke u dhënë qytetarëve një orë më shumë gjumë.

Me rikthimin e orës dimërore, mëngjeset do të jenë më të ndriçuara, ndërsa errësira do të bjerë më herët gjatë mbrëmjes. Ky ndryshim mund të ndikojë në rutinën e përditshme të qytetarëve, pasi disa mund të kenë nevojë për kohë për t’u përshtatur me orarin e ri të gjumit dhe aktivitetet e tyre.

Ndërrimi sezonal i orës është një praktikë që synon shfrytëzimin sa më të mirë të dritës natyrore. Ora dimërore rikthehet çdo vit të dielën e fundit të tetorit, ndërsa ora verore hyn në fuqi të dielën e fundit të marsit.

Pavarësisht diskutimeve të vazhdueshme në Evropë për heqjen e këtij sistemi, ndryshimi mes orës verore dhe asaj dimërore vijon të zbatohet në Shqipëri dhe në shumicën e vendeve evropiane.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit