Policia e plagosi me plumb gome, protestuesi pëson hemorragji gjatë operacionit, shtyhet për sot ndërhyrja

Policia e plagosi me plumb gome, protestuesi…

Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës, ka pësuar hemorragji gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të zhvilluar ditën e djeshme. Për shkak të komplikacioneve të shfaqura gjatë operacionit, mjekët janë detyruar të ndërpresin ndërhyrjen.

Sipas burimeve, gjendja e krijuar gjatë ndërhyrjes ka bërë që ekipi mjekësor të vendosë shtyrjen e operacionit për ditën e sotme, 25 tetor. Mjekët pritet të vijojnë trajtimin e të riut dhe të vlerësojnë mundësinë e përfundimit të ndërhyrjes kirurgjikale.

Ndërkohë, mësohet se plumbi i gomës nuk është hequr ende nga syri i Vishkullit. Pritet që gjatë ditës së sotme të kryhet ndërhyrja për nxjerrjen e tij, ndërsa deri më tani nuk ka detaje të mëtejshme mbi ecurinë e gjendjes së të riut.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit