Hita tallet, kujtohet për ligjin kur kamerat kapin dhunën nga mercenarët e tij

Hita tallet, kujtohet për ligjin kur kamerat…

Pasi i dhunoi për 12 ditë me radhë qytetarët në protesta, Skënder Hita kujtohet për proporcionalitetin vetëm kur kamerat kapin vartësit e tij duke ushtruar dhunë. Kreu i Policisë së Shtetit është tallur sërish me protestestueit dhe ka pezulluar inspektorin Ardit Kasapi, pasi ky i fundit u filmua duke dhunuar një qytetar në tejkalim të kompetencave. Duket se për Hitën, dhuna bëhet problem vetëm kur del në ekran, ndërsa uniforma mund të vazhdojë të bëjë ligjin në rrugë derisa dikush të ndezë kamerën.

Pas publikimit të pamjeve, Hita zbulon papritur se ekzistojnë proporcionaliteti, standardet profesionale dhe përgjegjësia individuale. Një zbulim i jashtëzakonshëm për një drejtues policie, i cili duket se ka pritur që rrjetet sociale t’i bëjnë punën e kontrollit të brendshëm. Sepse, po të mos ishte videoja, kush e di kur do të ishte kujtuar drejtoria se uniforma nuk është licencë për të dhunuar qytetarët. Tani ka nisur hetimi administrativ, me shpresën se kësaj radhe do të hetohet edhe ajo që shihet qartë, jo vetëm ajo që shkruhet në procesverbal.

Ndërkohë, Erjon Vishkulli, 28 vjeç, rrezikon shëndetin e syrit pas goditjes me plumb gome dhe pritet të niset jashtë vendit për kurim. Pesë efektivë policie kanë mbetur gjithashtu të plagosur gjatë përplasjeve. Por Skënder Hita nuk meriton duartrokitje për pezullimin e një polici pasi u kap në kamera. Ky është detyrim, jo sukses. Nëse drejtori i Policisë reagon vetëm pasi dhuna bëhet virale, atëherë pyetja nuk është sa shpejt pezullon vartësit, por çfarë ka bërë për 12 ditë që qytetarët të mos përballen me këtë dhunë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit