Vuçiç pranon humbjen, studentët pritet të marrin shumicën në parlament

Vuçiç pranon humbjen, studentët pritet të marrin…

Aleksandar Vuçiç ka pranuar se lista e mbështetur prej tij pritet të marrë më pak mandate se lista e studentëve, në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara këtë të diel në Serbi.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Vuçiç deklaroi se lista e tij, “Serbia e Bashkuar”, pritet të sigurojë 105 mandate, ndërsa lista e studentëve mund të marrë shumicën në parlament.

Deklarata vjen në një moment kur votat janë ende në proces numërimi dhe rezultatet përfundimtare nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Zgjedhjet e 25 tetorit konsiderohen një moment i rëndësishëm politik për Serbinë, ku lëvizja studentore, e dalë nga protestat kundër korrupsionit dhe kërkesave për përgjegjësi pas tragjedisë në Novi Sad, është përballur në kutitë e votimit me kampin politik të drejtuar nga Vuçiç.

Për herë të parë pas një periudhe të gjatë dominimi politik, lëvizja studentore synon të përkthejë mobilizimin e saj në rrugë në një rezultat të rëndësishëm parlamentar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit