Një moment që po tërheq vëmendjen nga protesta studentore e së dielës në mbrëmje është ai i një të riu që arrin t’u shpëtojë efektivëve të policisë, teksa këta të fundit po shpërndanin protestuesit dhe po kryenin shoqërime.
Në pamjet e mbërritura në redaksinë tonë, i riu shihet duke vrapuar me shpejtësi për t’u larguar nga efektivët, ndërsa gjatë vrapit dëgjohet duke thirrur: “Policia e krimit!”
Sipas studentëve që ndodheshin në protestë, i riu arriti të largohej dhe policia nuk mundi ta kapte. Episodi u regjistrua në momentet kur efektivët nisën të shpërndanin të rinjtë dhe studentët e mbledhur në protestë, duke shoqëruar disa prej tyre.
Mes tensioneve të mbrëmjes, i riu ia doli të largohej pa u kapur nga policia, ndërsa thirrja e tij dëgjohet qartë në video.
<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/z6sfnUwwGSc” title=”“Policia e krimit”, i riu këmbëshpejtë u shpëton efektivëve, nuk arrijnë ta kapin dot” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>