Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore:…

Pas një pjesëmarrjeje rekord në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, Lista Studentore, e dalë nga protestat gati dyvjeçare kundër korrupsionit dhe për demokraci, ka arritur një rezultat të rëndësishëm elektoral, duke lënë pas partinë e drejtuar nga Aleksandër Vuçiç. Sipas rezultateve paraprake, Lista Studentore ka siguruar rreth 52% të votave, kundrejt 38.7% të forcës politike të Vuçiçit, duke pretenduar rreth 140 vende në Parlament.

Sukses në këto zgjedhje kanë shënuar edhe partitë shqiptare, të cilat u bashkuan nën siglën e “Koalicionit Shqiptar” dhe siguruan dy mandate deputetësh. Përfaqësimi shqiptar në Kuvendin e Serbisë deri më tani është mbajtur kryesisht nga deputeti Shaip Kamberi, ndërsa koalicioni pretendon se mund të sigurojë edhe një mandat të tretë, në varësi të përllogaritjes përfundimtare të rezultateve.

Rezultati zgjedhor ka tërhequr vëmendjen edhe të institucioneve të Bashkimit Evropian. Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, përshëndetën pjesëmarrjen e lartë dhe shprehën gatishmërinë për të mbështetur Serbinë në reformat për sundimin e ligjit, lirinë e medias, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e institucioneve demokratike, duke e cilësuar rezultatin si një mundësi për një kapitull të ri në rrugën evropiane të vendit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit