Pas humbjes së Vuçiç, serbët godasin forcat e sigurisë

Pas humbjes së Vuçiç, serbët godasin forcat…

Serbia është përfshirë nga festimet dhe tensionet pas humbjes historike të kampit politik të Aleksandar Vuçiç në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit. Lëvizja e mbështetur nga studentët ka siguruar shumicën e votave, duke i dhënë fund dominimit politik të Vuçiçit, i cili pranoi humbjen pas 14 vitesh në pushtet.

Pas shpalljes së rezultatit, situata në Beograd u tensionua. Protestuesit hoqën barrikadat dhe çadrat e ngritura nga mbështetësit e Vuçiçit pranë institucioneve shtetërore, ndërsa në zonë u raportuan zjarre. Sipas pamjeve dhe raportimeve të publikuara më 26 tetor, disa demonstrues hodhën gurë drejt autokolonave të policisë, teksa forcat e sigurisë po largoheshin nga zona.

Lëvizja studentore që fitoi zgjedhjet lindi pas tragjedisë së nëntorit 2024 në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona nga shembja e tendës së stacionit të trenit. Ngjarja nxiti protesta masive kundër korrupsionit dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale, të cilat përfundimisht u kthyen në një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj pushtetit të Vuçiçit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit